Futboll

Rrahmani, pasi u zyrtarizua te Hellas Verona: “Jam i lumtur”

Rrahmani edhe zyrtarisht është lojtar i Hellas Veronës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kompletuar transferimin te Hellas Verona nga Dinamo Zagreb.

25-vjeçari kreu me sukses dje testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë 4-vjeçari, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot, pas kompletimit të dokumentacioneve.

Amiri është i lumtur për këtë aventurë të re në karrierën e tij.

“Përshëndetje, jam Amir Rrahmani lojtar i Hellas Veronës. Jam i lumtur që gjendem këtu, shihemi së shpejti. Forca Hellas”, thotë Amiri në videon e parë të publikuar nga klubi italian pas blerjes së shqiptarit.