Rrahmani nis mbarë vitin 2021, debuton për Napolin

Futbollisti, Amir Rrahmani ka debutuar me Napolin në ndeshjen e sotme kundër Cagliarit në Serie A.

Napoli triumfoi si mysafire me rezultat 4-1 ndërsa Rrahmani luajti për tre minuta.

Mbrojtësi kosovar ishte transferuar tek Napoli nga klubi Hellas Verona.

Me këtë fitore, Napoli renditet në pozitën e katërt me 28 pikë ndërsa Cagliari në të 15-n me 14 sosh.