Amir Rrahmani

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani ka nisur ta rikthejë formën e dikurshme duke u bërë protagonist tek Napoli.

Qendërmbrojtësi kosovar shkëlqeu në fundjavën që shkoi duke e inspiruar ekipin napolitan drejt fitores ndaj Salernitanës, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës e shënoi golin e fitores 2:1 në minutat shtesë të lojës për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme kampionit aktual italian.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 20-të në Serie A, të përzgjedhur nga faqja “Goal.com”.