Rrahmani kthehet aty ku e nisi lavdinë, viziton trajnerin e tij të parë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka vizituar trajnerin e tij të parë, Avni Gashin.

Rrahmani kishte qenë nën urdhrat e Gashit kur e kishte nisur karrierën në Kosovën e Prishtinës.

Ndërkaq, tash ai luan si titullar te Napoli në Serie A, ku edicionin e kaluar kishte përfunduar i treti, duke siguruar garat në Ligën e Kampionëve.

Ai, siç e do rendi, ia dhuroi fanellën e tij ish-trajnerit të tij.