Rrahman Jashari tregon se çfarë i mbeti hatri nga Kurti, i jep ultimatum Qeverisë deri në mars

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë për IndeksOnline, ka treguar se çfarë i mbeti hatri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Jashari komentoi deklaratën e Kurtit i cili uroi që të ndërrohen drejtuesit e sindikatave.

Ai për IndeksOnline tha që shpreson që Kurti nuk ka të drejtë të përzihet në çështje sindikale.

“Ajo që na bëri që ato shkëndijat e para të dialogut që iu gëzuam disi të zbehen është deklarata e famshme e kryeministrit Kurti para mediave duke shprehur një lloj dëshire apo angazhimi që të bëj ndryshime të udhëheqësve të sindikatave ka tensionuar situatën, uroj që Kurti ta ketë thënë në një situatë të caktuar për ta dëshmuar se nuk ka menduar ashtu pasi nuk ka të drejtë të përzihet në çështje sindikale”, tha ai.

Kurse, Jashari shtoi se ai i ka thënë ultimatum Qeverisë deri në fund të muajit mars që të hartojnë ligjin e ri për paga.

Ai tha se nëse nuk ka rezultate deri atëherë do të pasojë greva.

“Ne javën e kaluar u takuam me ministrin Sveçla, ku mori pjesë edhe minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e kemi konsideruar se më në fund u thye akulli i barrierave që krijonte Qeveria në mungesë të dialogut me sindikatat dhe arritja tjetër që konsideruam se ministri Sveçla premtoi që në fund të shkurtit komisioni i formuar nga ekspertët do ta hartoj versionin e parë të ligjit të pagave, komplet i ri.

I kemi dhënë afat Qeverisë deri në fund të marsit që t’i respektojnë ato që vet i kanë thënë, nëse nuk ka rezultate fundi i marsit mund të ketë veprime sindikale. Po e presim hartimin e ligjit të ri lidhur me pagat, sigurimin shëndetësor dhe skemat pensionale”, u shpreh Jashari.