Rrahje në Hajvali, lëndohet një person – i dyshuari në ikje e sipër gjuan me armë zjarri

Një person është lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Hajvali.

I dyshuari në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri.

Nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar.

Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”.

Ahmeti tha se policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij. Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.