Tre persona janë rrahur mes vete gjatë së mërkurës në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në këtë qytet.

“Raportohet se ka qenë një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, thuhet mes tjerash në raport.

Rasti është duke u hetuar.