Rrahje

Rrahje me mjete të forta mes nxënësëve në një shkollë fillore të Gjakovës

Tre nxënës kanë pranuar trajtim mjekësor pasi janë përleshur me mes vete me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në një nga shkollat e Gjakovës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj, tha se ka nisur hetimet.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, tha Elezaj.