Rrahje masive në futbollin amator zviceran

Një rrahje masive ka ndodhur në një ndeshje të futbollit amator në Zvicër mes US Semines dhe FC Locarnos, raporton BLICk.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën, që i takon rangut të shtatë të futbollit zviceran, u ndërpre në minutën e 67-të, kur lojtari i Locarnos, Saverio Manfreda u përjashtua me të kuq.

Duke u largua nga fusha duket se pati sharje. E më pas lojtari në fjalë hodhi diçka në drejtim të tifozëve.

Kështu që nisi deri te rrahja masive mes ljtarëve të të dy skuadrave. U përfshin edhe tifozët. Sipas dëshmitarëve, tre-katër lojtarë të Locarnos e shtrinë përtoke një të Semines.

Referi ndërpreu ndeshjen. Komisioni Disiplinor pritet të marrë vendim, ndërsa Presidenti i Federatës së Futbollit të Tessinit ka paralajmëruar një pezullim të futbollit nëse do të përsëriten skena të ngjashme.