Një person në Fushë Kosovë ka raportuar të premten në Polici se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kanë futur me forcë në një veturë dhe e kanë dërguar në një fshat të Prishtinës, ku e kanë rrahur.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se të dyshuari i kanë grabitur viktimës një zinxhir ari në vlerë të 300 eurove.
Për shkak të lëndimeve, viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.







