Rrahje brutale me shufra në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, policia detyrohet të intervenojë VIDEO

Një rrahje brutale ka ndodhur pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë, ku policia detyrohet të intervenojë në mes të aksidentit.

Momenti kritik ka ndodhur në ora 20:35, derisa dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë për se zyrtarët policorë u detyruan të përdorin sprej.

Siç raporton Veriu.info, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku njëra shihet me demtime të mëdha, ndërsa tjetra që ka dëmtime më të vogla është larguar rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes.