Rrahen mes vete tri nxënëse në Kaçanik, shokët e shoqet i incizojnë duke qeshur

Në vatrat e dijes nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës nuk mungojnë veprimet e dhunshme. Ka shumë e shumë raste kur publikohen pamje nga shkollat e vendit, ku shihen se nxënësit përfshihen në përleshje fizike mes vete.

Në një rrahje janë përfshirë edhe disa vajza të mitura të cilat janë nxënëse në një shkollë fillore në Kaçanik.

Sinjalit i kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si nxënëset ushtrojnë dhunë ndaj njëra-tjetrës, ndërsa shokët e shoqet e tyre i filmojnë ato duke qeshur.