Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin me rezervat

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kjo lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Lajmin se Hajdari po intervistohet në Prokurori është konfirmuar nga burime të sigurta të Nacionales, të afërta me zhvillimet.

Intervistimi i Hajdarit vjen pak ditë pasi në të njëjtin vend, u intervistua edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit i dyshuar për shpërlarje parash.

Gazetarja Beatrisa Culaj, ka siguruar pamjet nga momenti kur ministrja Hajdari futet në Prokurorinë Speciale.

@ballkani.info Ministrja e Albin Kurtit, Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin mijëra euro me rezervat shtetërore #albinkurti #rozetahajdari #skandali #rezervat #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info