Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot ka qëndruar në Kamenicë, ku e ka takuar kryetarin e kësaj komune, Kadri Rahimaj.

Mirëpo, në njoftimin e lëshuar në llogarinë e saj në Facebook, Hajdari ia ka huqur keq, pasi që në fillim tekstit shkruan se e ka takuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, raporton Ballkani.info.

Në vazhdim të njoftimit dhe në fotografitë e publikuara, Hajdari tregon se si e ka përgëzuar kryetarin Rahimaj (e ka shkruar gabim edhe mbiemrin – Rrahimaj).

Njoftimi origjinal i Rozeta Hajdarit:

Sot, në vizitë të Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni

Kryetarin Rrahimaj, e përgëzova për progresin e arritur dhe planin praktik për adaptimin e infrastrukturës fizike për funksione të reja për mbështetje në zhvillim të ndërmarrësisë dhe motivimin e të rinjve në komunën e Kamenicës.

U pajtuam për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për shfrytëzimin e mundësive, për mbështetjen në vazhdim ndaj të rinjve ndërmarrës dhe bizneseve vendore, nga diaspora dhe të huaja, me kontribut në zhvillim të përgjithshëm socio ekonomik në komunën e Kamenicës dhe më gjerë.