Roy Keane kritikon futbollistët anglezë pas fitores kundër Kosovës

Roy Keane ka bërë kritika të ashpra ndaj skuadrës së Anglisë pas ndeshjes me Kosovën.

Roy Keane ka kritikuar yjet e Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Kosovës.

Anglia fitoi me rezultat 5-3 por lejoi Kosovën të rikthehej në lojë pas disavantazhit 5-1 në përfundim të pjesës së parë.

Anglia ishte fajtore për disa gabime individuale në mesfushë dhe në mbrojtje. Keane kritikoi skuadrën për paraqitjen e shfaqur.

“Një ndeshje e bukur për t’u shikuar por futbollistët e Anglisë duhet të jenë vetkritik”, deklaroi Keane për “ITV”.

“Anglia ka shumë shprehi të këqija”, u shpreh ai.

“Mund të ndodh të humbni topin por duhet të ktheheni prapa për të mbuluar bashkëlojtarët tuaj. Nëse do të ishit në stërvitje te klubi juaj, dukej sikur futbollistët nuk po e merrnin seriozisht, ishin aq të pakujdesshëm”, theksoi Keane.

loading…