Roshi me fat, Shqipëria rikthen avantazhin ndaj Islandës

Në “Elbasan Arena” po luhet sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Shqipërisë, me golin e shënuar nga Kastriot Dermaku në minutën e 32-të.

Sapo fillon pjesa e dytë Islanda barazon. Në minutën e 47-të Sigurdson ndëshkon kuqezinjtë.

Por është kapiteni Elseid Hysaj i cili i me një kombinim me Manajn kalon përsëri Shqipërinë në avantazh (goli i parë i Hysajt me Kombëtaren).

Sërish islandezët barazojnë në të 58’ me Sigthorson dhe gjithçka nis nga e para.

Nuk ka mbarim kjo sfidë. Odise Roshi në minutën e 78-të me një gjuajtje me të djathtën, me topin që devijohet nga një mbrojtës islandez, shënon golin e tretë për kuqezinjtë.