Wayne Rooney, ish kapiteni i Manchester United, foli për përforcimet e mundshme, që mund ta nxirrnin në dritë ekipin e tij të vjetër, të udhëhequr nga Ole Solskjær, për të cilin nuk mendon se mund të konkurojë për titullin e Premier League edhe sezonin e ardhshëm.

“Gjëja e parë që Ole duhet të bëjë është rindërtimi i ekipit me elementë të perspektivës. Unë nuk mendoj se sjellja e një, ose e dy lojtarëve për nga 100 milionë stërlina secili mund të jetë zgjidhja, apo çelësi për t’i ndihmuar lojtarët e tjerë, që janë tashmë atje, – tha ai për BBC. – Edhe blerja e yjeve të botës, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale apo Sergio Ramos nuk do t’i zgjidhnin problemet e Manchester United”.

Ish kapiteni i Anglisë, që aktualisht luan për DC United në MLS, beson se “është më mirë të shpenzohen 30, ose 40 milionë stërlina për elementë të tjerë me potencial dhe të ndërtohet ekipi rreth këtyre pesë apo gjashtë lojtarëve.

“Marrja e ndonjërit prej yjeve që përmenda do t’i kushtonte shumë shtrenjtë klubit, por mund ta ndihmonte për dy vite…”