Rooney përjashtohet me karton të kuq pasi e goditi kundërshtarin me bërryl (Video)

Wayne Rooney nuk është përmbajtur në ndeshjen mes DC United dhe New York Red Bulls, pasi ka goditur me bërryl kundërshtarin për t’u përjashtuar më pas nga loja.

Ndeshja që u luajt në kuadër të Majos League Soccer, por që njihet edhe si ‘Kupa e Atlantikut’, i takoi DC United që fitoi me rezultat të ngushtë 2-1.

Megjithatë, e gjithë vëmendja shkoi te incidenti i sulmuesit anglez.

Rooney u përjashtua nga loja në pjesën e parë, pasi nuk e kontrolloi veten gjatë një ekzekutimi të kornerit.

Ish lojtari i Manchester United goditi me bërryl Cristian Casseres dhe pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari vendosi ta përjashtonte direkt me të kuq.

loading…