Rooney mbështet Kanen të bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë

Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney e ka mbështetur kapitenin e “3 Luanëve”, Harry Kanen të ia thyejë rekordin e golashënuesve në kombëtare ish lojtarit të Manchester Unitedit.

Rooney zhvilloi 35 minuta mbrëmë në fitoren 3-0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e lamtumirës nga kombëtarja e Anglisë, ndërsa iu afrua golit në një moment në paraqitjen e tij të 120-të me fanellën e albionëve.

33 vjeçarit iu organizua një ceremoni para ndeshjes, dhe Rooney beson se Kane do ta parakalojë numrin e golave të shënuar nga ai e që janë plot 53, ndërsa sulmuesi i Tottenhamit ka realizuar 19 gola deri më tani.

“Unë i kërkova Harryt të prezentojë me mua në ditën e lamtumirës sepse besoj shumë që ai do të bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë. Ishte madhështore të gjindesha para tifozëve sërish dhe ishte e veçantë për mua dhe familjen time”, deklaroi Rooney.

Anglia ka një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën në “Wembley” përballë Kroacisë, sfidë kjo që do të vendos liderin e grupit dhe kombëtaren që do të bie një ligë më poshtë.