Ronaldo zbulon një sekret me fanellën e Arsenalit

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ishte pranë transferimit te Arsenali më 2003.

Gjatë një interviste, ylli i Juventusit ka pranuar se kishte qenë afër kalimit te klubi i njohur londinez.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit te Arsenali më 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme”, deklaroi Ronaldo.

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi, por jam mirënjohës për atë që kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, theksoi Ronaldo derisa në duar mbante një fanellë të klubit nga Emirates Stadium.

loading…