Dy Ronaldot

Ronaldo tregon dallimin mes tij dhe Cristianos

Braziliani Ronaldo Nazario ka treguar për dallimin mes tij dhe yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ai ka thënë se të dy janë shumë të ndryshëm si teknikisht ashtu edhe në aspektin e përkushtimit në stërvitje.

“Ne jemi të ndryshëm nga pozicioni në fushë dhe në mënyrën e interpretimit të lojës, edhe nëse ai tashmë luan në një pozitë më qendrore, ai ka një mënyrë tjetër të qasjes para golit” ishin fjalët e brazilianit në intervistën e publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

“Jemi pothuajse të barabartë në dëshirën për të realizuar gola. Megjithatë, nuk është befasi që ai ka arritur në moshën 33 vjeçare dhe mbanë këtë formë. Mendoj se ka shumë pak lojtarë që kujdesën për trupin sikur ai” ka thënë në vazhdim Ronaldo.

“Unë stërvitesha sepse duhej të stërvitesha, Cristiano stërvitet sepse ai ka dëshirë të stërvitet” ishin fjalët e legjendës braziliane.

Ronaldo Nazario për shumë kë është në mesin e lojtarëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit.

Braziliani nuk pati edhe aq shumë fat në karrierën e tij pasi pësoi një lëndim në gju që pengoi vazhdimin në majat e futbollit.