Cristiano Ronaldo e festoi fitoren e Juventusit ndaj Milanit, por ka thënë se shpreson që Gonzalo Higuain nuk do të ndëshkohet ashpër për përjashtimin me karton të kuq.
Juventusi e mundi 2-0 Milanin në “San Siro” me golat e Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldos, i cili shënoi pasi Higuain e kishte humbur penalltinë e cila u prit nga Wojciesch Szczesny, transmeotn Gazeta Express.
“Jam shumë i lumtur veçanërisht për ekipin, sepse është gjithmonë vështirë të luash ndaj Milanit si mysafir”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.
Ai zbuloi edhe fjalët që ia tha Higuainit, i cili u përjashtua me karton të kuq pasi humbi toruan duke u fjalosur me gjyqtarin.
“I thashë të qetësohej, sepse kështu rrezikoi ndëshkim edhe më të rëndë. Ai nuk bëri diçka të madhe, ishte i zemëruar që e humbi ndeshjen, dhe kjo është e kuptueshme dhe shpresoj që nuk do të ndëshkohet ashpër”, shtoi ai.
Higuain kesal karena ia tidak melanggar melainkan Benatia yang menyambar dirinya hingga terjatuh.
Bahkan ia sampai berkaca kaca dan hampir menangis. ?
Semua kawan kawan di klub lamanya terkena imbas dari kemarahannya termasuk Chiellini. Masih mau ngomong yang aneh aneh ? ? pic.twitter.com/LSqMWzy8H8
— AC Milan Indonesia (@AMI_Indonesia) November 11, 2018







