Real Madridi

Ronaldo top golashënuesi i Real Madridit më 2018 edhe pse u largua verës

Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi gjatë verës për t’iu bashkuar Juventusit mirëpo kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetë top golashënuesi i “Los Blancos” për vitin 2018.
Debati vazhdon se a i mungon Realit ylli portugez ose jo, mirëpo statistikat flasin vetë, veçanërisht kur vjen çështja te golat.

Ronaldo ka 28 gola për Realin në vitin 2018, një më shumë se Gareth Bale, dhe dhjetë më shumë se Karim Benzema.

Ronaldo këto 28 gola i ka shënuar në vetëm 22 ndeshje.

Portugezi u transferua në Torino nga Real për 112 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.