CR7

Ronaldo thyen rekordin 60 vjeçar te Juventusi

Cristiano Ronaldo është i destinuar për të vendosur rekorde në futboll.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë këtë verë vendosi të nis një aventurë të re, duke u larguar nga Real Madrid në Serie A, te skuadra e Juventusit.

33 vjeçarit, që fitoi gjithë trofetë e mundshëm me Real Madridin, i kanë mjaftuar vetëm dhjetë xhiro për të vendosur një rekord në fanellën e kampionëve të Juventusit.

Ronaldo me dy golat e fundit në fitoren e Juventusit me rezultat 1:2 në udhëtim te Empoli, ka barazuar rekordin e vitit 1958 të vendosur nga John Charles.

Sulmuesi britanik 60 vite më parë në fanellën e Juventusit, ka realizuar shtatë gola në dhjetë javët e para, për të përfunduar në fund të sezonit si golashënuesi më i mirë me gjithsej 28 gola të shënuara.