I gatshëm portugezi

Ronaldo thotë se tani fillon pjesa më e rëndësishme e Champions Leagues

Cristiano Ronaldo ka thënë se faza më interesante e Champions Leagues fillon pas asaj të grupeve, derisa është i bindur se Juventusi do të jetë i gatshëm pavarësisht humbjes shokuese ndaj Young Boysit mbrëmë.

Kampionët e Italisë u mposhtën 2-1 në udhëtim te Young Boys por sërish e përfundoi grupin H në vendin e parë pas humbjes së Manchester Unitedit te Valencia.

Sidoqoftë Ronaldo që ka triumfuar tre herë rresht në vitet e fundit në këtë kompeticion ishte optimist në përfundim të sfidës ndaj klubit zviceran.

“Tani pjesa më e bukur e Champions fillon dhe jam i bindur se ne do të jemi të gatshëm për fazën e eliminimit direkt. Jam i qetë sepse e di potencialin e skuadrës dhe timin. Kam mundur t’i shënoj disa gola të lehtë por ky është futbolli, duhet të foksusohemi te ndeshja e rradhës”, theksoi Ronaldo.

Juventusi në turin e ardhshëm mund të ketë kundërshtarë të mundshëm; Atletico Madridin, Tottenhamin, Liverpoolin, Schalken, Ajaxin dhe Lyonin.