Sulmuesi portugez

Ronaldo thotë se Bale nuk i nevojtet Juventusit, mirëpret Marcelon

Cristiano Ronaldo insiston se Juventusi nuk ka nevojë të përforcohet me lojtarë nga ish skuadra e tij, Real Madridi, por sipas tij ardhja e Marcelos do të rriste kualitetin e skuadrës.

Ylli portugez i dha fund qëndrimit të tij 9 vjeëar te “Los Blancos”, teksa kompletoi transferimin e bujshëm te Juventusi këtë verë për 100 milionë euro.

Është raportuar se disa lojtarë të tjerë të Real Madridit mund t’i bashkohen “Zonjës së Vjetër”, derisa listën e kryesojnë, sulmuesi uellsian, Gareth Bale, kolumbiani i huazuar te Bayerni, James Rodriguez si dhe mbrojtësi brazilian, Marcelo.

Ronaldo beson se Juventusi është skuadër mjaftueshëm e përforcuar sa që nuk ka nevojë për transferimin e këtyre emrave, por një përjashtim bën në rastin e Marcelos.

“Duhet të flasim për të tashmen, për të ardhmen nuk e di. Ne iu lëmë dyert hapur lojtarëve të fortë, dhe Marcelo është një prej tyre”, tha Ronaldo.

33 vjeëari e ka fituar Champions Leaguen në 3 edicionet e fundit, ndërsa numëron 4 trofe në total me fanellën e mbretërve. Megjithatë Ronaldo nuk e ka problem të përballet gjatë këtij sezoni me ish skuadrën e tij, ndaj të cilës do të luante me maksimumin e tij.

“Për mua është njëjtë, e kaluara ka kaluar, tani dua të fitoj me Juventusin. Më duhet t’i mbroj ato ngjyra dhe të tjerat nuk kanë rëndësi. Nëse do të luaja ndaj Real Madridit do të jepja makskimumin tim”, tregoi Ronaldo.

Portugezi tashmë brenda këtij sezoni është përballur dy herë me një prej ish skuadrave të tij, Manchester Unitedin, teksa në “Old Trafford” fitoi 0-1, kurse në Torino pavarësisht se shënoi gol u detyrua të largohej nga fusha me humbjen 1-2.