Ronaldo rikthehet te Juventusi – i gatshëm për takimin ndaj Parmës

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo kthehet në aksion kundër Parmas, por Merih Demiral do të humbasë ndeshjen për shkak të një lëndimi jo serioz në muskuj.

Andrea Pirlo ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e kësaj mbrëmje në Serie A kundër Ducali.

Ronaldo humbi ndeshjen e së dielës kundër Atalantas për shkak të një lëndimi në muskulin të këmbës së djathtë, por siç pritej nga trajneri i Juventusit në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes dje, CR7 kthehet në aksion sot (e mërkure).

Ylli portugez pritet të fillojë së bashku me Paulo Dybalan në sulm. Federico Bernardeschi u shërua dje nga COVID-19 dhe gjithashtu kthehet në aksion.

Federico Chiesa është duke u rikuperuar nga një zgjatje e muskujve të kofshës së majtë që e pësoi të dielën kundër Atalantas.