CR7

Ronaldo reagon zyrtarisht rreth akuzave për përdhunimin e një vajze në vitin 2009

Cristiano Ronaldo ka reaguar për akuzat e veshura së fundi rreth pretendimeve për dhunimin e një vajze në Las Vegas në qershorin e vitit 2009.

Kathryn Mayorga, një mësuese 34-vjeçare, e cila ishte një modele aspiruese në kohën e sulmit të supozuar, pretendon se Ronaldo e përdhunoi atë në një banjë të “Palms Hotel” në Las Vegas në orët e hershme të 13 qershorit 2009.Kjo ka shtyrë policinë e Las Vegasit të rihap një hetim në pretendimin se Cristiano Ronaldo përdhunoi modelen në një dhomë hoteli.

Por, këto akuza ka hedhur poshtë publikisht yllin portugez përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke thënë se me qetësi të madhe pret rezultatet e çdo hetimi.“Unë i mohoj në mënyrë të vendosur të gjitha akuzat që po lëshohen kundër meje”, ka shkruar Ronaldo.“Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje për të cilën jam dhe besoj. I prirur për të pastruar emrin tim, nuk pranoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten”.“Unë ndjehem i pastër dhe kjo më lejon që me qetësi të pres rezultatet e çdo hetimi”.