Ylli i Juventusit

Ronaldo: Perez më shikonte vetëm si biznes

Cristiano Ronaldo është deklaruar edhe një herë rreth largimit të tij në verë nga Real Madridi.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi, duke kaluar te Juventusi për 100 milionë funte.

Portugezi ka thënë se ai u largua nga madrilenët, pasi Florentino Perez e kishte shikuar atë vetëm nga ana biznesore.

“Ai më shikonte mua vetëm nga ana biznesore. E dija. Çfarë më tha ai mua, nuk erdhi nga zemra e tij, pasi ne kemi folur hapur në verë”, ka thënë Ronaldo.

“Unë kam arritur gjëra të mëdha në Madrid dhe kisha momente të mira, por që nuk do t’i harroj ato kurrë.

“Pas nëntë vitesh, vendosa që të largohem nga klubi dhe të ndryshoja ambient, por unë nuk do ta harroj atë çfarë kanë bërë ata për mua”, ka përfunduar portugezi.