Ronaldo në shitje, Juventusi i vendos çmim të ulët

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është e paqartë. Ai për dy vite dështoi të fitonte Champions Leaguen me Juventusin, kurse “Zonja e Vjetër” po e konsideron edhe shitjen e tij.

Të paktën kështu po raportojnë mediat angleze.

Sipas “The Sun”, Ronaldo nuk konsiderohet i paprekshëm dhe presidenti Agnelli, pavarësisht deklaratave të bëra, mund ta largojë nëse do të vinte një ofertë prej 60 milionë eurosh.

Të interesuara për shërbimet e tij janë një mori klubesh, përfshirë PSG, Man City e Man Utd.