Ashtu si gjithë Europa edhe Cristiano Ronaldo është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi, kjo për shkak të frikës nga Koronavirusi.
Megjithatë ndonëse është në shtëpi, Ronaldo di të tërheqë vëmendjen edhe kur është larg fushave të blerta. Në një video që po bën xhiron e internetit së fundmi, shihet Ronaldo në dritaren e shtëpisë së tij, teksa mbulon fytyrën me perde.
Në fund portugezi e zbulon fytyrën e tij dhe mbyll perden e dritares.







