Ronaldo mungon ndaj Brescias

Juventusi do të jetë pa superyllin Cristiano Ronaldo për ndeshjen e së martës ndaj Brescias në Serie A.

Trajneri Maurizio Sarri kishte konfirmuar në konferencën për media se Ronaldo është në dyshim për shkak të zgjatjes së muskujve, ndërsa tani është konfirmuar se ai s’do të jetë pjesë e ekipit për këtë përballje.

Ronaldo sot do të jetë në Milano në ceremoninë e ndarjes së çmimit të FIFA-s për Futbollistin më të mirë.

loading…