Ronaldo mund ta zëvendësojë Mbappen te PSG-ja

Cristiano Ronaldo mund të jetë zëvendësues i Kylian Mbappes te PSG-ja.

“Corriere dello Sport” raporton se portugezi mund të kalojë te klubi francez, nëse Mbappe transferohet te Reali.

Ronaldos i skadon kontrata me Juventusin në verën e vitit 2022. Në të njëjtin vit dhe muaj i përfundon marrëveshja edhe Mbappes me Parisin.

Javë më parë edhe ylli i Parisit, Neymar, deklaroi se do të dëshironte të luante përkrahë Ronaldos. Bëhet e ditur se presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, mund t’i ofrojë sulmuesit të Juventusit një rol të rëndësishëm për të reklamuar Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërkohë, Ronaldo e ka informuar Juventusin se do të vendosë për të ardhmen e tij pas “Euro 2020”.