Ronaldo me dy penalti shpëton Juven nga humbja

Cristiano Ronaldo ka realizuar dy penalti të shtunën në mbrëmje për t’i siguruar barazim Juventusit në përballjen me Atalantan në xhiron e 32-të në Serie A.

Duvan Zapata i dha epërsinë Atalantas pas 16 minutash lojë, ndërsa Ronaldo barazoi në minutën e 55-të nga pika e bardhë. Atalanta kaloi sërish në epërsi në minutën e 81-të, por përsëri CR7 nga penaltia barazoi gjithçka. Portugezi golin e dytë e shënoi në minutën e 90-të.

Juventusi ka 76 pikë në krye të tabelës me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund. Pas Juventusit, në tabelë është Lazio me 68 pikë e Atalanta është e treta me 67.