Ronaldo: Manchester Unitedi zë vend të veçantë në zemrën time

Cristiano Ronaldo ka thënë se Manchester Unitedi zë vend të veçantë në zemrën e tij dhe se mezi pret të luajë në Old Traffordin e mbushur plot me tifozë, pasi u rikthye në klub këtë verë.

Ronaldo iu ribashkuar Manchester Unitedit nga Juventusit për 23 milionë euro.

Superylli portugez nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me Manchester Unitedin, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.

Duke folur pas kthimit në Old Trafford, Ronaldo tha për uebsajtin e klubit: “Manchester Unitedi është klub i cili gjithmonë ka zënë vend të veçantë në zemrën time. Jam i mahnitur me të gjitha ato mesazhe që i kam pranuar që prej njoftimit të premten.”Reklamë

“Mezi pres të luaj në Old Traffordin e mbushur plot dhe t’i shoh tifozët përsëri. Mezi pres t’i bashkohem ekipit pas ndeshjeve të kombëtareve. Shpresoj se do ta kemi një sezon të suksesshëm para ndesh”, shtoi ai.

36-vjeçari ishte pjesë e Unitedit në të kaluarën, pasi i kaloi gjashtë vjet në Old Trafford (2003-2009), duke i shënuar 118 gola në 292 ndeshje./Gazeta Express/