Ronaldo kritikon tregun e transferimeve: Sot çdo lojtar po shitet për 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo ka vënë në pytje nëse lojtarët që shkojnë për para të mëdha në tregun e sotëm të transferimeve, në të vërtetë vlejnë sa shumat e paguara për ta.

Ronaldo theu rekordin e transferimit botëror në vitin 2009 kur u transferua nga Manchester United te Real Madridi për 94 milionë euro, para se të shkonte për 100 milionë euro të tjera kur u bashkua me Juventus vitin e kaluar.

”Është e vështirë të bësh llogaritjet në futbollin modern”, i tha Ronaldo kanalit portugez TV1.

“Klubet rrezikojnë shumë për potencialin dhe industria e futbollit është e ndryshme”.

“Duke e lënë anash rastin e Joao Felix, çdo lojtar mund të shkojë për 100 milionë euro, madje edhe pa dëshmuar asgjë”.

“Ka më shumë para në futboll”.

“Një qendër mbrojtës dhe një portier mund të shiten për 70 ose 80 mln euro”.

“Unë nuk jam dakord me këtë por është bota në të cilën jetojmë dhe ju duhet ta respektoni atë”, u shpreh 34-vjeçari.

loading…