Ronaldo ka një mesazh nga karantina
Cristiano Ronaldo edhe një herë u është drejtuar përkrahësve të vet, duke iu bërë thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta, duke e theksuar rëndësinë e qëndrimit brenda në luftë për parandalimin e përhapjes së pandemisë koronavirus.
Sportet, përfshirë futbolli, në gjithë botën janë pezulluar momentalisht, për shkak të përhapjes së shpejtë të Covid-19, i cili iu ka marrë jetën më shumë se 13 mijë personave në mbarë globin deri tani, raporton Gazeta Express.
Ylli i Juventusit dhe Portugalisë Ronaldo, i cili edhe vetë është në karantinë, ka bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë brenda, në luftë për ta mposhtur këtë sëmundje ngjitëse.
Mesazhi i Ronaldo është shumë i rëndësishëm, duke qenë se ai i ka mbi 200 milionë ndjekës në Instagram, mbi 120 milionë në Facebook dhe mbi 80 milionë në Twitter.
“Nëse kemi ëndërruar ndonjëherë të luani për miliona njerëz përreth botës, atëherë tani e kemi mundësinë. Luani brenda, luani për botën”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.
If you ever dreamed of playing for millions around the world, now is your chance. Play inside, play for the world.#staysafe #playinside #playfortheworld pic.twitter.com/Ie5i9BjzEM
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) March 21, 2020