Derbi i qytetit

Ronaldo i vetëdijshëm se tifozët e Juventusit nuk e dëshirojnë humbjen ndaj Torinos

Juventusi të shtunën në mbrëmje përballet me Torinon në derbin e qytetit, derisa Cristiano Ronaldo e di se tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk pranojnë tjetër rezultat përveç fitores.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta zhvillojë paraqitjen e parë në “Derby della Mole”, kur Juventusi ballafaqohet me Torinon në stadiumin olimpik.

“Bianconerët” nuk e kanë provuar shijen e humbjes ende në Serie A këtë sezon, ndërsa kanë një distancë prej 8 pikëve me Napolin e vendit të dytë, kur janë zhvilluar 15 xhiro.

Fitorja e fundit e Juventusit erdhi ndaj Interit, ndërsa Ronaldo shpreson që t’iu bëjë një tjetër dhuratë tifozëve duke fituar derbin e rradhës.

“Një magazinier i fanellave më tha se duhet të fitojmë kundër Torinos përndryshe… E kam kuptuar se tifozët e Juventusit refuzojnë t’i humbin dy ndeshje, atë ndaj Interit dhe Torinos. Të humbasësh është gjithmonë keq, nuk më pëlqen. Derbi është gjithmonë një mundësi dhe ne duhet të fitojmë. Jam i qetë sepse e di potencialin e skuadrës. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme”, nënvizoi Ronaldo.