Ronaldo

Ronaldo i bën dhuratë veturë super-luksoze nënës së tij

Cristiano Ronaldo e ka gëzuar nënën e tij gjatë festave të fundvitit.

Ylli portugez në fakt ia bëri një dhuratë speciale nënës së tij, Maria Dolores Aveiro.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, 38 vjeçari ia bleu asaj një veturë super-luksoze, Porsche Cayenne, e vlefshme 84 mijë euro.

Familja Ronaldo e festoi Vitin e Ri dhe njëkohësisht edhe ditëlindjen e 69-të të nënës së futbollistit, e cila me këtë rast e fitoi një dhuratë të veçantë.

Kjo nuk është hera e parë që pesë herë fituesi i Topit të Artë i bën dhuratë veturë nënës së tij pasi edhe kur ishte pjesë e Juventusit në vitin 2020 ia kishte blerë asaj një veturë të tipit Mercedes.