Ronaldo godet me top një pjesëtar të sigurimit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo e ka goditur me top një pjesëtar të sigurimit në “Wankdorf Stadium” para duelit mes Young Boysit dhe Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Portugezi gjatë nxemjes ka bërë një gjuajtje të fuqishme, por që nuk ishte precize. Topi e goditi pjesëtarin e sigurimit, i cili u rrëzua në tokë. Pjesëtarët tjerë, vrapuan për ta ndihmuar kolegun e tyre kurse menjëherë u afrua edhe Ronaldo për t’u siguruar që gjithçka ishte në rregull. Me paraqitjen kundër Young Boysit, Ronaldo ka barazuar rekordin me Iker Casillasin për më së shumti paraqitje në Champions – 177.