Ronaldo flet pas fitores së trofeut të parë me Juventusin

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë pasi triumfoi në Superkupën e Italisë ndaj Milanit në Jeddah të Arabisë Saudite, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga ylli portugez.

“Ishte një ndeshje e vështirë, është shumë nxehtë dhe vështirë të luash në këtë kushte”, ka thënë Ronaldo.

“Ne luajtëm mirë, krijuam shanse dhe duket e qartë se jam i lumtur që kam shënuar golin fitues”.

“Jam i lumtur, ishte qëllimi im që ta filloj vitin 2019 me titull, kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i lumtur”.

Ronaldo tani ka arritur ta fitoj Superkupën në secilin vend ku ka luajtur, në Portugali, në Angli, Spanjë dhe së fundmi në Itali.