Ronaldo fiton tri herë më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A

Cristiano Ronaldo fiton gati tri herë më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A, duke e ruajtur lehtësisht pozitën e tij si futbollisti më i paguar në futbollin italian.

Sipas shifrave të publikuara nga Gazzetta dello Sport, ylli i Juventusit i fiton 31 milionë euro në vit, apo 23 milionë euro më shumë se lojtari i dytë më i paguar në ligë, Matthijs de Ligt, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi i blerë këtë verë nga Ajaxi pa pagë vjetore në vlerë 8 milionë euro, plus 4 milionë të tjera bonuse.

Një tjetër ardhje në Serie A këtë verë është në vendin e tretë, Romelu Lukaku, i cili i fiton 7.5 milionë euro në vit, plus 1.5 milionë të tjera bonuse.

loading…