Ronaldo edhe përkundër humbjes nga Gjermania, ia dhuron tifozit fanellën pas ndeshjes

Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të madh pas humbjes ndaj Gjermanisë, duke ia dhuruar fanellën e tij një tifozi në tribuna.

Portugalia u mposht me rezultat 4-2 nga Gjermani në ndeshjen e dytë të Grupit F të vlefshme për Euro 2020.

Megjithatë, edhe përkundër humbjes dhe zbehjes së gjasave për të kualifikuar tutje, Ronaldo nuk u duk edhe aq i shqetësuar.

Ylli portugez tregoi madhështinë e tij me një gjest që fitoi zemrat e miliona tifozëve.

Pas ndeshjes, Ronaldo pa hezituar ia dhuroi fanellën e tij një tifozi në tribuna, i cili kishte një kapele me emrin e tij dhe një pankartë në duar.

Ronaldo momentalisht që shënuesi më i mirë në Euro 2020 me tri gola të shënuar.