Ronaldo e pranon: Shikoj boks dhe UFC në vend të futbollit

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se parapëlqen të shikojë boks dhe UFC, në vend të ndeshjeve të futbollit.

Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve pas paraqitjeve heroike me Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit dhe fituesi i shumë trofeve të ndryshme, përfshirë pesë titujve në Ligën e Kampionëve, tre në Premierligë, Euro 2016, dy në Serie A dhe dy në La Liga.

Miliona njerëz e kanë shikuar Ronaldon duke i fituar këto çmime dhe trofe.

Por ku vjen puna për të shikuar televizion, Ronaldo zbulon se i shikon vetëm sportet luftarake.

“Të luaj futboll është pasioni im, por unë parapëlqej t’i shikoj sportet tjera në TV”, tha Ronaldo për dokumentarin e DANZ.

“Mes një loje futbolli dhe një meçi boksi apo të UFC-së, unë zgjedh ta shikoj boksin apo UFC-në”, shtoi Ronaldo.