CR7

Ronaldo e përmbyll vitin 2023 si golashënuesi më i mirë në botë

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të 54-të për vitin 2023 në sfidën ndaj Al-Taawoun, duke e cementuar vendin e tij si top golashënuesi më i mirë në botë për këtë vit kalendarik.

Ylli portugez e përfundoi vitin 2023 si golashënuesi më i mirë në botë për klubin dhe kombëtaren, duke lënë mbrapa vetes emra si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, pasi shënoi golin e 54-të në fitoren e thellë të Al-Nassr me rezultat 4-1 ndaj Al-Taawoun.

Mbappe dhe Kane kanë shënuar secili nga 52 gola për klubin dhe kombëtaren, ndërsa Haaland e ka përfunduar vitin me 50 gola në total.

38-vjeçari gjithashtu po kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Ligën Saudite pasi ka shënuar 20 gola në 19 paraqitje. Ai ka dhuruar edhe nëntë asistime gjithashtu.

Falë formës së jashtëzakonshme të Ronaldos, Al-Nassr momentalisht e gjejnë veten në pozitën e dytë në tabelë, shtatë pikë mbrapa liderit Al-Hilal.

Teksa Ronaldo ka shënuar më shumë se 50 gola këtë vit, rivali i tij Lionel Messi ka arritur të shënojë vetëm 28 gola në 44 paraqitje. Nga këta 28 gola, 11 erdhën për ekipin e Inter Miamit, të cilit iu bashkua këtë verë.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester United tani do të shijojë një pushim mëse të merituar pasi Liga Saudite do të pauzojë për Kupën e Azisë 2023.

Liga pritet të rifillojë në muajin shkurt, ani pse Al-Nassr është planifikuar që të luajnë një ndeshje miqësore ndaj Inter Miamit të Leo Messit muajin e ardhshëm.