Ronaldo e këndell Juven me dy gola, gabon Milani

Juventusi ka marrë pikët e plota n xhiron e 17 në Serie A, duke e mposhtur 3-1 Udinese. Kurse, Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Sassuolon…

Cristiano Ronaldo është këndellur, së bashku me Juventusin.

Pas humbjes nga Lazio, 34-vjeçari portugez e ka ndihmuar Juventusin ta mposhtë Udinesen me dy gola.

Ish asi i Manchester United e Real Madrid, realizoi në minutat 9’ dhe 37’, derisa golin e gjeti edhe Bonucci 45’.