Ronaldo e kalon në avantazh “Zonjën”, tifozët e Ajax-it e sulmojnë (VIDEO)

Pjesa e parë e Ajax-Juventus është mbyllur 1-0 në favor të miqve.

Pas shumë rasteve të shpërdoruara nga vendasit, ka qenë Cristiano Ronaldo (kush tjetër) ai që ka zhbllokuar takimin në fundin e 45 minutave të para.

CR7 ka dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë pas një krosimi perfekt nga Joao Cancelo.

Në momentin e festimit, drejt yllit portugez kanë fluturuar disa sende nga tifozët holandezë, me njërin prej tyre që ka provuar të futet në fushë, por që është ndalur nga forcat e sigurisë.