Ronaldo e angazhon avokatin e famshëm në rastin e akuzave për përdhunim

Pas akuzave të fundit për Cristiano Ronaldon nga Kaythryn Mayorga, e cila ka thënë se është përdhunuar seksualisht nga portugezi në vitin 2009. Sulmuesi portugez ka reaguar menjëherë duke e angazhuar avokatin David Chesnof, i cili njihet si avokat i yjeve.

Avokati i famshëm në të kaluarën ka punuar me atletët e mirënjohur si Shaquille O’Neal, Mike Tyson dhe Andre Agassi po ashtu edhe me aktorin Leonardo DiCaprio, Paris Hilton dhe Bruno Marsin, transmeton Gazeta Express.

Portugezi i mohoi akuzat përmes rrjeteve sociale, mirëpo i ka kohë 20 ditë për t’u kundërpërgjigjur ndaj akuzave dhe për këtë e ka angazhuar njërin ndër avokatët më të famshëm.

Sipas raporteve të fundit, Chesnoffi nuk do të punojë vetëm në mbrojtjen e Ronaldos, ai po ashtu do të kërkojë dëmshpërblim për dëmtim të personalitetit të Ronaldos.