“Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë nëse do të luante për Real Madridin”

Cristiano Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë nëse do të luante për Real Madridin, sipas agjentit të yllit të Juventusit, Jorge Mendes.

Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, nuk ka arritur të fitojë një çmim të lartë individual që pas largimit nga Real Madridi.

Messi mori Topin e Artë për të gjashtën herë këtë muaj, duke lënë pas Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.

“Cristiano e meritoi të fitonte Topin e Artë të paktën një herë në dy vitet e fundit. Nëse ai do të kishte luajtur për Real Madridin, ai do ta kishte fituar, por vitin tjetër mendoi se ai do ta fitojë përsëri”, ka deklaruar Mendes.

“Për mua është një padrejtësi që Cristiano Ronaldo nuk e ka fituar Topin e Artë. Ai fitoi Ligën e Kombeve dhe ai është një kampion”.

“Por ai e di se çfarë duhet të bëjë dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodh në vitin 2020”.

“Cristiano për mua është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.

“Portugalia para Cristianos nuk kishte fituar asgjë. Me Cristiano ata kanë fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ndërsa në vitin 2004 ishin finalist edhe në Kampionatin Evropian”.