Ronaldinhos i konfiskohet pasaporta

Autoritetet braziliane ia kanë konfiskuar pasaportën ish-yllit të Barcelonës, Ronaldinhos, i cili ia ka borxh plot 2.2 milionë euro shtetit brazilian.
Sipas ESPN Brazil, gjykata në Rio Grande do Sul ia ka konfiskuar pasaportat atij dhe vëllait të tij, Roberto Assis. Çështja ka të bëjë me një platformë peshkimi e ndërtuar nga dyshja në buzë lumit Guaiaba, transmeton Gazeta Express.

Platforma ishte ndërtuar në zonë të mbrojtur, që nënkupton se ajo është e jashtëligjshme.

Ronaldinho u pensionua zyrtarisht nga futbolli në fillim të këtij viti. Ai e përfundoi karrierën në vendlindjen e tij, Brazil, dhe gjatë karrierës ka luajtur për gjigantët evropianë PSG, Barcelona dhe Milan dhe tani vazhdon të punojë si ambasador i sportit dhe Barcelonës.

Sipas ktn, Ronaldinho pritet të udhëtojë drejt Kenisë këtë muaj.

Sipas Reuters, Ronaldinho ka edhe pasaportë spanjolle që prej vitit 2007.